Bombë: Ronaldo në Premier League por jo tek United!

Largimi i Cristiano Ronaldos nga Juventusi në fund të këtij sezoni tashmë nuk është një sekret.

Mirëpo rikthimi i tij në Premier League por kësaj rradhe jo tek Manchester United është me të vërtetë një vetëtimë në qiell të hapur.

Edhe pse Djajtë e Kuq kanë shfaqur një interesim të madh për rikthimin e tij portugezi mudn të përfundojë tek një skuadër tjetër angleze.

Bëhet fjalë për Wolves e cila është shndërruar në një koloni portugeze në Premier League duke pasur në përbërjen e saj shumë futbollistë portugezë.

E pikërisht tek ky fakt po shpresojnë ta bindin CR-7-tën drejtuesit e Wolves të cilët janë të bindur që ai ka akoma shumë për të ofruar në fushën e blertë pavarësisht moshës së tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here