Cështja ‘Ronaldo’, dy skuadra pas tij!

Pas daljes së lajmit që Juventusi ka vendosur të nxjerrë në shitje Cristiano Ronaldon nuk shkoi gjatë dhe interesimet e para filluan të shfaqen me Paris Saint Germain në pole position për të siguruar shërbimet e 5 herë fituesit të Topit të Artë.

Mirëpo tashmë në skenë ka hyrë edhe ish skuadra e portugezit, Manchester United e cila po shqyrton seriozisht mundësinë e rikthimit të tij në Old Trafford.

Kostoja e lartë e blerjes së tij dhe paga prej 31 milionë eurosh neto në sezon e bën atë një futbollist të pamundur për ta mbajtur në këtë krizë ekonomike që ka kapluar globin.

Në rast të largimit të tij atëherë kostoja e pagave tek Zonja e Vjetër do të ulej me 25% që besohet se është shumë e nevojshme për kampionin e Serie A!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here