Dortmund me ofertë të re për Reyna!

Borussia Dortmund nuk ka ndërmend që të heq dorë nga talentet e saj dhe një gjë të tillë do ta vërtetojë me anë të kontratave të reja.

I pari që do ta përjetojë një gjë të tillë do të jetë Gio Reyna i cili do të ketë gati kontratën e re kur të mbushë 18 vjeç, raporton kështu Kicker.

Talenti amerikan do të shpërblehet me një kontratë të re me shumë mundësi ditën e ardhshme, pasi paraqitjet e tij të mrekullueshme kanë ngjallur shumë interesim nga skuadra të mëdha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here