E bujshme: David Neres transferohet në Serie A

David Neres drejt gjigantit italian.

Siç raporton Calciomercato.com, David Neres ka përfunduar në shënjestrën e Napolit.

Neres mund të largohet nga Ajax, pas ardhjes së Antony i cili ka shënuar pesë gola këtë sezon.

Te Ajax janë të hapur për shitjen e Neres. Vlera e brazilianit në treg është rreth 40 milionë euro, mirëpo për shkak të krizës financiare, te Ajaxi janë të hapur për ta lënë të lirë për një shifër më të ulët.

Neres është i hapur për sfida të reja edhe pse ka kontratë me Ajaxin deri në vitin 2023.

Bisedimet mes Napolit dhe Ajaxit pritet të fillojnë së shpejti dhe Neresin mund ta shohim në Serie A që në janar.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here