Inter-Torino, shkëmbim i mundshëm futbollistësh në janar!

Inter dhe Torino janë duke shqyrtuar mes vete mundësitë për të shkëmbyer mes vete mbrojtësin italian Armando Izzo dhe mesfushorin uruguajan Matias Vecino.

Siç raporton e përditshmja italiane Tuttosport nëse arrihet një marrëveshje e tillë atëherë përfitimet për të dy skuadrat do të arrijnë 20-25 milionë euro për buxhetet e tyre.

Cairo dhe Marotta e kanë diskutuar tashmë këtë mundësi dhe pritet vetëm vendimi i futbollistëve ku Armando Izzo dëshiron shumë transferimin në Milano ndërkaq Matias Vecino ka akoma rezerva për të ndërmarrë një hap të tillë në karrierën e tij.

Shkëmbimet e futbollistëve është bërë një mënyrë shumë efikase për të ruajtur stabilitetin ekonomik të skuadrave.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here