Marrëveshja është arritur: Milan transferon yllin e Brescias

Milan me një tjetër transferim nga Brescia.

Sipas raportimeve nga mediat italiane, Milan dhe Brescia kanë arritur marrëveshje për transferimin e Andrea Cistana.

Rosonerët janë në kërkim të një qendërmbojtësi për një kohë të gjatë dhe kanë vendosur që ta transferojnë Cistanan edhe pse italiani është i lënduar dhe do të rikthehet të luaj në 2021.

Maldini e sheh 23-vjeçarin si një investim afatgjatë dhe marrëveshja me Brescian është arritur.

Cistana do të qëndrojë te Brescia deri në fund të sezonit, ndërsa Rosonerët do të paguajnë 5 milionë euro për transferimin e tij.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here