Milan transferon yllin e Bundesligës, nuk është Kabak

Milan e ka nisur shkëlqyeshëm sezonin e ri. Rosonerët renditen në pozitën e parë në Serie A pas shtatë gjirove të luajtura. 

Mirëpo Rosonerët kanë nevojë për përforcime për të vazhduar me ecurinë pozitive dhe objektivi kryesorë është transferimi i një qendërmbrojtësi.

E përditshja gjermane Bild, raporton se Rosonerët synojnë transferimin e Nordi Mukieles nga RB Leipzig.

Transferimi i Kabak është mjaftë i vështirë, pasiqë në garë për të është futur Liverpooli dhe Rosonerët kanë kthyer vëmendjen kah Mukiele.

Vlera e 22-vjeçarit është 20 milionë euro, shifër kjo aspak problematike për Milanin.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here