“Stuhi” në Serie A, Milik dhe Maksimovic tek rivalët e Napolit!

Napoli duket në telashe të mëdha pasi ka dalë në skena lajmi që nga kjo skuadër do të largohen Arkadiusz Milik dhe Nikola Maksimovic për tek rivalët e Interit.

Gjendja përkeqësohet duke marrë faktin që të dy futbollistët mund të largohen me parametra 0 në këtë janar ose në verën e ardhshme gjë që do ishte një humbje e madhe financiare për skuadrën jugore të Italisë.

Siç rapoton Tuttosport, skuadra Neroazzure ka shfaqur gatishmërinë për të firmosur me dyshen napolitane.

Inter ka qenë që një kohë të gjatë e interesuar për Milik dhe nuk ka ndërmend që të shpenzojë shumë në merkato duke ofruar kështu shërbimet e mesfushorit uruguajan, Matias Vecino i cili pëlqehet shumë nga Gennaro Gattuso.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here