Allegri i thotë JO PSG-së, do të marrë drejtimin e gjigantit italian!

Massimiliano Allegri vazhdon të mbetet njëri prej trajnerëve më të mirë që aktualisht është pa skuadër dhe kjo ka ngjallur interesimin e shumë skuadrave të mëdha europiane.

Skuadra e fundit që dëshiron të sigurojë shërbimet e tij është skuadra franceze e Paris Saint Germain.

Performanca e dobët e skuadrës nën drejtimin e Thomas Tuchel ka bërë që drejtuesit e skuadrës tashmë të mendojnë për shkarkimin e tij dhe të emërojnë dikë tjetër.

Mirëpo një gjë të tillë nuk e pranon Allegri pasi dëshira e tij është që të marrë drejtimin e Interit, skuadër kjo që është shumë pranë shkarkimit të Antonio Contes për shkak të formës së dobët që po tregojnë zikaltërit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here