Arrihet marrëveshja, Paredes tek Inter, ylli zikaltër në Paris!

Siç ka raportuar Gazzetta dello Sport një shkëmbim do të ndodhë mes skuadrave të PSG dhe Interit ku Leandro Paredes  pritet të vijë në Milano ndërsa Christian Eriksen pritet të transferohet në Paris.

‘Kjo nuk ishte ajo që ëndërrova’- deklaroi Eriksen për mediat italiane për të shpjeguar situatën nëpër të cilën po kalon tek Inter.

Sipas të përditshmes italiane, Neroazzurët do të shkëmbejnë danezin me Paredes i cili është një objektiv që është kërkuar për një kohë të gjatë nga kjo skuadër kurse tashmë në garë është edhe skuadra e Manchester United mirëpo tani zikaltërit kanë një armë më shumë në duart e tyre.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here