Galliani zbulon arsyen pse dështoi emërimi i Contes si trajner i Milanit

Pas miqësorja e zhvilluar në Pinetina mes Monza-s së tij kundër Inter-it ka përfunduar 1-0 për zikaltrit, administratori i deleguar i bardhekuqve Adriano Galliani ka zbuluar një prapaskenë të merkatos për Sky.

“Kur isha te Milan-i kemi folur për një kalim të Antonio Conte-s te kuqezinjtë, por ishin vitet e fundit të aventurës sime. Po të kishte ndodhur më parë, do të kisha arritur ta merrja”, ka thënë Galliani.

“Është një trajner i madh, i bën skuadrat të luajnë mirë, komplimente Inter-it që e kanë marrë”.

Më pas, një mendim për Ibrahimovic: “Është i pavdekshëm. përpara me atë, por nuk është vetëm Ibra. Pioli ka gjetur rrugën e duhur me skemën 4-2-3-1 dhe të rinjtë”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here