Juan Bernat tek gjiganti i Serie A!

Juan Bernat sipas të gjitha gjasave në fund të këtij sezoni do të largohet nga skuadra e Paris Saint Germain.

Spanjolli i cili luan në krahun e majtë të mbrojtjes për disa muaj do të jetë jashtë fushave për shkak të një dëmtimi dhe nuk do të jetë në dispozicion të skuadrës nga Parisi.

27 vjeçari ka një kontratë me kampionët e Ligue 1 që aktualisht skadon në qershor të vitit 2021 dhe se nuk është duke e menduar rinovimin me këtë skuadër.

Tuttosport raporton që drejtori sportiv i Interit, Piero Ausilio ka zhvilluar disa herë bisedime me agjentin e tij dhe verën e ardhshme do të tentohet transferimi i tij në Milano me parametra zero.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here