Real Madrid e interesuar për Szoboszlain!

Real Madrid ka shfaqur interesim për transferimin e futbollistit të RB Salzburg, Dominik Szoboszlai, raporton AS.

Mesfushori 20 vjeçare me tipare sulmuese i cili për Hungarinë shënoi golin e fitores në ndeshjen kundër Islandës për të dërguar kombëtaren e tij në Europian është përfolur gjithashtu për një transferim të mundshëm tek skuadra e Arsenal.

Real Madrid tashmë është në kërkim të një pasuesi të denjë për Luka Modric dhe hungarezi ka një çmim prej 30 milionë eurosh për shërbimet e tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here