Real Madrid nuk përjashton mundësinë e rikthimit të Bale në skuadër!

Muajve të fundit marrëdhëniet e Gareth Bale me Real Madrid kanë qenë në pikën më të ulët të mundshme për vite të tëra.

Kjo për shkak të formës së dobët që ka treguar uellsiani dhe nga ana tjetër mosinkuadrimi në fushë i tij nga trajneri Zinedine Zidane i cili pati deklaruar që ky futbollist më nuk bën pjesë në planet e tij për skuadrën.

Tashmë që ai është i huazuar tek ish skuadra e tij e Tottenham kanë filluar të dalin në skena plane të reja ku nuk përjashtohet mundësia që Los Blancos të tentojnë ta rikthejnë atë në skuadrën e tyre, gjë që do i kursente atyre shumë para duke mos i detyruar që të ndërhyjnë në merkato.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here