Rinovimi me Dybalan në rrezik!

Siç raporton Gazzetta dello Sport, bisedimet mes Paolo Dybalas dhe Juventusit për rinovimin e kontratës janë në prag të dështimit.

Një kontratë e re ka qenë gati për yllin argjentinas mirëpo deri tani asnjë dokument nuk është firmosur dhe zërat për largimin e tij sa po vijnë e po shtohen.

Për Dybalan interesim të madh ka shfaqur edhe Real Madrid, skuadër e cila do të tentojë transferimin e tij verën e ardhshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here