Donnarumma pranë marrëveshjes së re me Milanin!

Gianluigi Donnarumma është shumë pranë arritjes së një marrëveshjeje të re me skuadrën e Milanit, raporton Calcio Mercato.

Portieri i kombëtares italiane deri më tani nuk ka nënshkruar një kontratë të re pasi kërkonte një pagë prej 8 milionë eurosh në sezon, ofertë të cilën mesa duket do tja plotësojë më në fund Milan.

Milan dëshiron rinovimin e kontratës me të deri në vitin 2024 dhe mesa duket do një marrëveshje e tillë do të finalizohet javëve të ardhshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here