Dybala tek Inter?!

Paolo Dybala nuk po kalon aspak një periudhë të mirë tek skuadra e Juventusit pasi që edhe rinovimi me këtë skuadër ka filluar të vonojë.

Por nëse argjentinasi po vihet në dyshim nga shumë fansa të Juventusit, një fans i Inter ka gjetur kohën për ta ftuar tek Inter, bloggeri Indaco32, nëpërmjet VivoPerLei ka shpjeguar se përse La Joya do të ishte ideal për Neroazzurët.

Kjo për arsye se sipas këtij shënimi të jesh në një skuadër me Cristiano Ronaldon është e pamundur pasi vetëm ai duhet të jetë lideri i skuadrës dhe askush tjetër, gjë kjo që Dybala nuk po e pranon aspak.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here