Locatelli tek gjiganti i Serie A në janar!

Manuel Locatelli është i gatshëm të bëj hapin e madh në karrierën e tij gjatë këtij afati kalimtar të janarit.

Kjo pasi skuadra e Juventusit është duke bërë gati një ofertë për të bindur edhe skuadrën e Sassuolos për të lënë të lirë Locatellin që të transferohet tek Zonja e Vjetër.

Mesfushori italian më herët gjatë karrierës së tij ka qenë pjesë e skuadrës së Milan dhe transferimi tek Juve duket edhe si një hakmarrje ndaj rossonerëve që nuk besuan në aftësitë e tij.

Pirlo kërkon ndërhyrje të menjëhershme në merkato dhe duket se Locatelli do të jetë transferimi i parë tek Zonja e Vjetër.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here