Pioli pozitiv me COVID-19!

Milan ka njoftuar se trajneri i saj Stefano Pioli ka rezultuar pozitiv me COVID-19 dhe se është karantinuar në shtëpi dhe trajnimi për ditën e sotme është anuluar.

”AC Milan njofton se Stefano Pioli ka rezultuar pozitiv pasi bëri një test këtë mëngjes”- shkruhej në një deklaratë.

”Autoritetet janë njoftuar lidhur me rastin dhe trajneri i cili aktualisht nuk po shfaq asnjë simptomë është karantinuar në shtëpi”.

”Të gjitha testet e bëra tek stafi dhe futbollistët e tjerë rezultuan negative. Si pasojë e kësaj stërvitjet e sotme janë anuluar të gjitha për siguri të pjesëtarve të tjerë të skuadrës sonë:”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here