AC Milan arrin një tjetër transferim të madh në mesfushë!

AC Milan ka muaj të tërë që ka qenë duke monitoruar situatën nëpër të cilën po kalonte mesfushori i skuadrës së RB Salzburg, Dominik Szoboszlai dhe tashmë janë duke e konsideruar seriozisht një lëvizje në afatin kalimtar të janarit.

Siç raporton Calciomercato.com, Szoboszlai është një futbollist i cili pëlqehet shumë edhe nga drejtuesit e skuadrës mirëpo transferimi i tij nuk do të jetë tashmë një gjë e lehtë pasi ka konkurencë të madhe.

Muajt e fundit në garë kanë hyrë, Arsenal, Inter dhe Real Madrid mirëpo Milan duket një hap para pasi ka bërë gati ofertën prej 24 milionë eurosh për klauzolën e tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here