As Jimenez, e as Traore: Juventus transferon një tjetër yll nga Wolves

Juventus nuk e ka nisur në mënyrën më të mirë sezonin e ri dhe Biankonerët pritet të bëjnë disa përforcime në merkaton e janarit.

Siç raporton Tuttosport, Zonja e Vjetër synon transferimin e sulmuesit të Wolves, Pedro Neto.

20-vjeçari po shkëlqen te Wolves dhe këtë sezon ka realizuar një gol dhe dy asistime në nëntë ndeshje të luajtura.

Dybala sipas të gjitha gjasave do të largohet në janar dhe Pirlo e sheh Neton si pasuesin ideal.

Portugezi ka kontratë me Wolves deri në vitin 2025, ndërsa vlera e tij në treg është rreth 25 milionë euro, shifër kjo aspak problematike për Juventusin.

Juventus ka nisur bisedimet me agjentin e Netos, Jorge Mendes dhe marrëveshja pritet të arrihet me lehtësi.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here