Handanovic jashtë, Inter transferon portierin e rivalit të saj!

Samir Handanovic prej sezonit tjetër ka shumë mundësi të largohet ose të mbajë rolin e portierit të dytë tek skuadra e Interit.

Kjo për arsye se skuadra zikaltër tashmë ka gati një emër të ri për portën e saj dhe për të gjithë ka qenë një surprizë e papritur.

Rai Sport raporton se bëhet fjalë për portierin e Napolit Alex Meret, i cili ka një rivalitet shumë të madh me portierin napolitan, David Ospina.

Handanovic nga ana tjetër ka filluar të tregojë një formë të paqëndrueshme duke kështu që drejtuesit e skuadrës të vihen menjëherë në lëvizje për një blerje të re në mënyrë që të mos kapen në befasi nga ndonjë dëmtim i mundshëm.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here