Milan publikon dy emrat që mund ta zëvëndësojnë Ibrahimovic!

Milan qysh tani ka filluar të mendojë për sezonin e ardhshëm dhe se kush do të zërë vendin e Zlatan Ibrahimovic në qendër të sulmit.

Memphis Depay ka qenë më i pëlqyeri i Milanit mirëpo vet futbollisti ka shfaqur dëshirë për tu transferuar tek Barcelona.

Tashmë interesimi i Milanit është zhvendosur tek sulmuesi i Real Madrid, Luka Jovic dhe tek Donyell Malen i PSV i cili ka mahnitur me paraqitjet e tij duket bërë që shumë skuadra të mëdha europiane të vihen pas tij.

Ibrahimovic ka shfaqur një formë të jashtëzakonshme këtë sezon gjë që e bën zëvëndësimin e tij një gjë problematike për kuqezinjtë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here