Zamparini: Ylli i Juves është Messi i Ri!

Ish pronari i skuadrës së Palermos, Maurizio Zamparini akoma beson që Paolo Dybala ësht Messi i ri dhe se futbollisti gjatë këtij janari duhet të transferohet tek Real Madrid ose tek Barcelona.

79 vjeçari është akoma i impresionuar me talentin e ish futbollistit të tij dhe ai akoma beson që Dybala është pasuesi i 6 herë fituesit të Topit të Artë.

Dybala përveç se një kampion është një djalë shumë i mirë, nuk e di pse shumë brenda skuadrës së tij nuk e pëlqejnë atë.

Zamparini është shumë i frustruar me Andrea Pirlon për faktin që nuk e ka vënë Dybalan në formacionin e parë të Juves.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here