Emerson në Serie A!

Mbrojtësi i skuadrës së Chelsea, Emerson Palmieri duket se do realizojë dëshirën e tij për tu transferuar në Serie A pasi skuadra e Napolit po mendon për huazimin e tij.

Italiani tregoi hapur dëshirën për tu transferuar në Itali ku më herët interesim për të shfaqën skuadrat e Inter dhe Juventusit por mesa duket do të jetë Napoli ajo që do sigurojë shërbimet e tij.

Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis dëshiron huazimin e tij 6 mujor tek skuadra e tij dhe tashmë ka komunikuar me drejtoreshën e Chelsea, Marina Granovskaia ku shancet për të arritur një marrëveshje mes dy palëve duket të mëdha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here