Fabian Ruiz drejt Premier League!

Napolit duket se do të mbetet pa njërin prej futbollistëve kryesorë të saj.

Kjo pasi mesfushori i kësaj skuadre, Fabian Ruiz po kërkohet nga skuadra e Premier League, Everton, raporton kështu Todofichajes.

Carlo Ancelotti është i vendosur që të ribashkohet me 24 vjeçarin në Goodison Park, pasi sa ishte pjesë e Napolit ky futbollist kishte qenë njëri prej më të preferuarve për trajnerin italian.

Mirëpo Everton në këtë garë nuk do të jetë e vetme pasi për të interesim kanë shfaqur edhe skuadrat e Barcelonës, Real Madrid dhe Atletico Madrid ndërkohë që Napoli po përpiqet të rinovojë me të.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here