Juve në bisedime me yllin e Wolves!

Skuadra e Juventus ka vendosur që të ndërhyjë fuqishëm në merkaton e janarit pasi një gjë e tillë duket e domosdoshme nëse dëshirojnë të mbrojnë titullin në Serie A.

Juventus është në bisedime për të siguruar shërbimet e anësorit të Wolves, Pedro Neto, raporton kështu Tuttosport.

20 vjeçari u transferua tek Molineux nga Lazio gjatë verës së kaluar dhe tashmë ka një marrëveshje me afat 5 vjeçar me skuadrën e Premier League.

Megjithatë kjo gjë nuk ka aspak rëndësi pasi agjenti i tij, Jorge Mendes është duke punuar që të arrijë një transferim tek Juventus e cila po kërkon të përforcojë sulmin e saj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here