Liverpool nuk do transferojë mbrojtës në janar!

Liverpool nuk është duke planifikuar ndonjë blerje të re në repartin e mbrojtjes gjatë muajit janar, raporton The Athletic.

The Reds mesa duket do kërkojnë që të zgjidhin nga brenda problemin e dëmtimeve të Virgil Van Dijk dhe Joe Gomez të cilët do mungojnë në një pjesë të madhe të këtij sezoni.

Dayot Upamecano dhe Kalidou Koulibaly më herët ishin emrat e lakuar nga Liverpool për ndonjë transferim të mundshëm mirëpo kampionët anglezë mesa duket kanë vendosur që të mbështeten në shërbimet e Joel Matip, Nat Phillips dhe dhe Fabinhon.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here