Shkëmbim spektakolarë: Eriksen në Emirates, yll i Arsenalit te Inter!

Lajm bombastik nga Italia!

E përditshmja italiane Corriere dello Sport, ka lëshuar sot një lajm bombastik, duke raportuar se Inter dhe Arsenal janë duke konsideruar mundësinë e shkëmbimit mes Christian Eriksen dhe Granit Xhakës.

Danezi nuk bën pjesë në planet e Contes dhe do të largohet nga Interi në janar, ndërsa Neroaxurët kanë piketuar Xhakën si përforcimin ideal. Topçinjtë janë të hapur për një shkëmbim edhe pse Xhaka është njëri nga lojtarët kyç te Arsenali pas ardhjes së Artetas.

Vlera e Eriksen dhe Xhakës është rreth 30 milionë euro, prandaj shkëmbimi do të bëhet kokë më kokë. Bisedimet kanë filluar dhe mbetet ta shohim nëse marrëveshja do të arrihet deri në janar.

 

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here