Kombëtarja mposht Bjellorusinë dhe ngjiget në Ligën B

Shqipëria fiton 3-2 ndaj Bjellorusisë një ndeshje mjaft të vuajtur sidomos në minutat e fundit, duke qenë se miqtë kërkonin golin e barazimit.

Kuqezinjtë ngjiten në Ligën B tashmë. Një ndeshje e mirë në 45′ e para për tanët, por e dobët në 45′ e dyta, kur edhe ulën ritmin dhe fizikisht dhe teknikisht Bjellorusia ishte shumë më mirë.

Vendosën dy golat e Sokol Cikalleshit dhe ai i Manajt, të gjithë të shënuar në pjesën e parë, edhe pse penalltia e vërshëllyer nga arbitri ishte pak bujare (e fitoi Manaj, e realizoi Cikalleshi).

Por, mbrojtja ka qenë totalisht dy herë në gjumë te golat e Bjellorusisë, duke i lejuar me lehtësi të depërtojnë në zonë dhe shënojnë.

Vendi i parë në grup në Ligën C sjell gjithashtu një sërë benefitesh. Se pari kualifikimi për ne çerekfinalet e Ligës se Kombeve për këtë edicion.

Një premio prej 1.125 milionë eurosj shpërblim për FSHF-në, njësoj sa shifra e pjesëmarrjes në këtë lige.

Së dyti, vendi i parë e ngjit Shqipërinë në Ligën B për edicionin e ardhshëm, me skuadra edhe më të forta, por edhe më tepër të ardhura.

Por, tashmë Shqipërisë ka shanse për t’u ngjitur një vazo me lart referuar kualifikueseve për Botërorin 2022, bazuar ne renditjen e përfaqësueseve europiane me kriter pikërisht ecurinë në Ligën e Kombeve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here