Mohamed Salah rezulton përsëri pozitiv me koronavirus

Mohamed Salah ka rezultuar përsëri pozitiv me coronavirus.

Egjiptiani, që ndodhet akoma i grumbulluar me kombëtaren e tij, ka rezultuar pozitiv ndaj tamponit herën e parë para pesë ditësh dhe federata e vendit të tij ka komunikuar se edhe rezultati i testit të radhës ka qenë pozitiv.

Në këtë pikë, Salah rrezikon të mungojë si në ndeshjen e Premier League kundër Leicester, ashtu edhe në atë të Champions League kundër Atalanta-s të mërkurën e ardhshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here