Vendoset, shkëmbim yjesh mes Interit dhe PSG në janar!

Një shkëmbim i bujshëm në mes të Interit dhe Paris Saint Germain duket se është i destinuar që të ndodhë gjatë muajit janar.

Bëhet fjalë për Christian Eriksen për të cilin Inter po kërkon 25-30 milionë euro mirëpo asnjë skuadër nuk është në gjendje që të dhurojë një shifër të tillë për një futbollist që më shumti po qëndron në stol.

Siç raporton Gazzetta dello Sport, Inter pritet që të marrë në këmbim mesfushorin Leandro Paredes, i cili më herët ka qenë pjesë e skuadrës së Romës.

Eriksen tek Inter ka qenë një dështim i vërtetë pasi qysh prej transferimit nga Tottenham nuk arrit asnjëherë të tregojë formën e tij që kishte në Premier League duke bërë kështu që skuadra italiane të dëshirojë shitjen e tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here