Bombë: Inter transferon yllin e Napolit!

Skuadra e Neroazzurëve tashmë të gjithë vëmendjen e saj e ka rikthyer tek merkatoja e muajit janar.

Tashmë në radarët e gjigantit italian është vënë mbrojtësi i skuadrës së Napolit, Nikola Maksimovic, i cili është shprehur i gatshëm për tu larguar nga kjo skuadër.

Kontrata e tij skadon në qershor të 2021 dhe siç raporton e përditshmja Tuttosport ai është nën shënjestrën e Antonio Contes kur të rihapet merkatoja e ardhshme.

Mirëpo ekziston edhe mundësia e dytë pasi në rast se nuk arrihet transferimi i tij në janar atëherë në verën e ardhshme ai mund të transferohet si një futbollist me parametro zero.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here