Manchester United i bashkohet garës për Camavingan

E përditshmja spanjolle Marca, raporton se Manchester United është futur në garë për transferimin e Eduardo Camavingas.

Në garë për 18-vjeçarin janë Real Madrid dhe PSG, ndërsa vlera e tij në treg është 70 milionë euro.

Djajtë e Kuq i janë bashkuar garës dhe do të synojnë ta rrëmbejnë francezin para gjigantëve të tjerë europian.

Camavinga ka luajtur nëntë ndeshje këtë sezon dhe ka shënuar një gol. Kontrata e tij me Rennais skadon në vitin 2022.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here