Paratici hidhet në sulm, kërkon mbrojtës të ri për Pirlon!

Fabio Paratici nuk e ka ndërmend të heq dorë nga shpenzimet në merkato dhe këtë gjë po e bën vetëm që ti sigurojë Andrea Pirlos skuadrën që ai po kërkon.

Duket se Giorgio Chiellini dhe Leonardo Bonucci nuk e kanë bindur ish mesfushorin e Zonjës së Vjetër që janë të aftë për të mbrojtur titullin e Scudetos kështu që ndërhyrja në merkaton e janarit duket të jetë e paevitueshme.

Mediat italiane tashmë kanë përpiluar listën e futbollistëve që Biankonerët kanë shfaqur interesim për ti blerë.

Bëhet fjalë për mbrojtësin e Bayern Munich, David Alaba, pastaj Nikola Milenkovic i Fiorentinës, Diego Carlos i Sevillas dhe Sergio Ramos nga Real Madrid.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here