Reali humbet Ramosin, por tre yjet e tjerë do të jenë në dispozicion të Zidane

Real Madrid ka shumë mundësi të mos ketë në dispozicion Sergio Ramos për ndeshjen e Champions League kundër Inter-it të mërkurën e ardhshme pas dëmtimit të pësuar kundër Gjermanisë.

Megjithatë, madrilenët mund të gëzojnë për faktin se kanë rikuperuar dy elementë të rëndësishëm: Eden Hazard dhe Eder Militao.

Këtë e ka bërë të ditur Deportes COPE, sipas së cilës dy lojtarët kanë marrë pjesë këtë të enjte në stërvitjen e ekipit.

Edhe Casemiro, që ka rezultuar negativ ndaj tamponit anti-Covid, është i rikuperuar dhe në dispozicion të trajnerit Zinedine Zidane.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here