Shtanget Fiorentina, Milenkovic tek gjiganti i Serie A!

Tuttosport sot ka dhënë lajmin e bujshëm që mbrojtësi i Fiorentinës, Nikola Milenkovic do të largohet nga skuadra La Viola.

Mbrojtësi serb mesa duket ka zgjedhur skuadrën e tij të ardhshme dhe bëhet fjalë për Interin e Antonio Contes të cilët edhe gjatë verës së kaluar kanë shfaqur interesim të madh për shërbimet e tij.

Ai shihet nga Conte si zëvëndësuesi ideal për Milan Skriniar i cili pritet të largohet nga Milano gjatë janarit.

Marrëdhëniet e Neroazzurëve me agjentin e futbollistit, Fali Ramadani janë mëse të mira dhe tashmë pritet vetëm fillimi i negociatave të cilat priten të konkretizohen me sukses.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here