Zidane kontakton me Alaban!

Trajneri i Real Madrid, Zinedine Zidane ka kontaktuar personalisht me David Alaban, siç raporton Kicker.

Gazeta gjermane publikoi lajmin se futbollisti i cili në fund të sezonit do mbetet pa skuadër tashmë është rrugës së largimit dhe destinacioni i ardhshëm ka shumë mundësi të jetë kryeqyteti spanjoll.

Mirëpo edhe PSG është në garë për shërbimet e tij dhe mundësitë financiare më të mira të francezëve mund të krijojnë ndonjë surprizë të orëve të fundit në merkato.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here