Zyrtare: Pep Guardiola rinovon me Manchester Cityn

Guardiola ka arritur një marrëveshje me drejtuesit e Manchester City: tymi i bardhë për rinovimin e kontratës dhe detajet janë zbuluar nga mediat dhe mes tyre edhe “El Chiringuito” përpara se të zyrtarizoheshin nga klubi.

Pas kaq shumë thashethemeve dhe shumë pritjeve, erdhi edhe akordi. Manchester City ka bindur me një marrëveshje trajnerin spanjoll për të rinovuar kontratën.

Guardiola ka nënshkruar për një vit tjetër dhe me mundësinë e rinovimit të një viti shtesë.

Nuk vonoi edhe zyrtarizimi nga Manchester City. Praktikisht, kontrata e tij do të skadojë tashmë në vitin 2023.

Kjo do të thotë që tani mund të provojë transferimin e Lionel Messit te Manchester City.

“Udhëtimi vazhdon” – shkruajti City në deklaratë. “Sfida për ne është të vazhdojmë të përmirësohemi, dhe unë jam shumë i ngazëllyer për të ndihmuar Manchester City ta bëjë këtë” – fjalët e Pep Guardiola.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here