E bujshme: Cristiano Ronaldo rikthehet në Angli, por te rivalët e United!

Cristiano Ronaldo sipas të gjitha gjasave është duke e luajtur sezonin e tij të fundit me Juventusin.

Zërat për largimin e portugezit nga Zonja e Vjetër sa vijnë e shtohen. Biankonerët janë të gatshëm ta shesin 35-vjeçarin në verë, pas krizës financiare të shkaktuar nga Covid-19.

Paga e Ronaldos prej 30 milionë eurove është e papërballueshme për Juventusin. Interesim për Ronaldon kanë shfaqur PSG dhe Manchester United, mirëpo garës i është bashkuar edhe Chelsea.

Portali i njohur spanjoll DonBalon, raporton se Franck Lampard ia ka kërkuar drejtuesve të Chelsea transferimin e Ronaldos. Blutë e Londrës kanë kontaktuar menjëhërë Jorge Mendesin për të nisur bisedimet dhe Abramovich nuk e ka ndërmend të kursehet.

Lampard beson se skuadra ka nevojë për një lider si Cristiano Ronaldo. Ai beson se Ronaldo është njeriu ideal për të luajtur në krye të sulmit. Havertz dhe Werner janë ende të rinjë dhe kanë nevojë për një futbollist si Ronaldo në krah.

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here