Jo vetëm Alaban, Bayerni humbet edhe një tjetër mbrojtës

Bayern Munchen mund të përballet me një revolucion të vërtetë në merkaton e verës.

Mbrojtja duket se do të jetë problemi më i madh i kampionëve të Gjermanisë për sezonin e ri.

David Alaba do të largohet, ndërsa Bild ka mësuar se po mendon të largohet dhe Niklas Sule. Shtatlarti i mbrojtjes ëndërron që të luajë në Premier Leaguen angleze me skuadrën e Manchester United.

“Djajtë e kuq” mund të rikthejnë vëmendjen te lojtari i kampionëve të Europës, pasi kanë nevojë për një mbrojtës. Varane është emri që dëshirohet më shumë, por nëse nuk arrihet lojtari i Realit mund të mendohet për Sulen.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here