Upamecano ka vendosur se ku do ta vazhdojë karrierën e tij

Dayot Upamecano është njëri nga mbrojtësit më të kërkuar. 22-vjeçari po shkëlqen te Leipzig dhe disa gjigantë europian kanë shfaqur interesim për transferimin e tij.

Real Madrid, Manchester United, Arsenal ishin skuadrat që garonin për Upamecanon, por francezi ka vendosur ta vazhdojë karrierën te Bayerni i Mynihut.

Bavarezët do të paguajnë 45 milionë euro për shërbimet e Upamecanos, ndërsa 22-vjeçari do të transferohet në Allianz Arena verën e ardhshme.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here