Inter, gati sulmuesi i katërt!

Inter duket se nuk do të ndalet duke përforcuar edhe më tej repartin e sulmit.

Kësaj rradhe Neroazzurët ja kanë mësyer sulmuesit të Napolit, Arkadiusz Milik dhe për këtë mund të ofrohen edhe shërbimet e Matias Vecinos.

Polaku nuk është më në planet e skuadrës napolitane pasi refuzoi më herët një ofertë për të rinovuar kontratën ku edhe gjatë verës për pak sa nuk u transferua tek skuadra e Romës.

Siç raporton Tuttosport, përfaqësuesit e Inter tashmë janë takuar me agjentin e futbollistit dhe besohet se çmimi i këtij transferimi do të kap shifrën e 18 milionë eurove gjatë këtij janari.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here