Super shkëmbim: Eriksen te Bayerni, ylli i Bavarezëve te Interi

Christian Eriksen është njëri nga lojtarët më të përfolur. Danezi nuk bën pjesë në planet e Contes dhe në janar pritet të largohet nga Interi.

Disa skuadra kanë shfaqur interesim për shërbimet e 28-vjeçarit, ndërsa sipas raportimeve të fundit garës i është bashkuar edhe Bayerni i Mynihut.

Bavarezët ia kanë ofruar Interit njërin prej dyshes Boateng, Tolisso në këmbim të Eriksen.

Tani mbetet ta shohim se cilin do ta zgjedhin Neroaxurët. Inter do të arkëtojë edhe para nga ky operacion, pasiqë vlera e Erisken është më e lartë se ajo e Boateng dhe Tolissos.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here