Moreno tek gjiganti i Serie A!

Konfirmimet e para tashmë kanë arritur me lajmin që skuadra italiane e Juventusit dëshiron që të transferojë sulmuesin e Villareal, Gerard Moreno.

Siç raporton e përditshmja Todofichajes.com, Biankonerët do të fillojnë sulmin për transferimin e sulmuesit kur merkatoja e ardhshme verore të rihapet.

Juventus është në dilema të mëdha sa i përket sulmit dhe mesa duket tashmë zgjidhja e këtij problemi ka marrë emrin e Gerard Morenos i cili duket i gatshëm për një hap të tillë në karrierën e tij.

Moreno ka shkëlqyer tek Villareal duke bërë kështu që shumë skuadra të shfaqin interesim për transferimin e tij dhe jo vetëm Juve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here