Alaba në Serie A por jo tek Juventus!

David Alaba me shumë mundësi do të transferohet në Serie A gjatë verës së ardhshme mirëpo nuk do të jetë Juventusi skuadra që do sigurojë shërbimet e tij.

Mbrojtësi austriak ka kërkuar një pagë prej 20 milionë eurosh, gjë që është refuzuar kategorikisht edhe nga skuadra e Bayern Munich.

Më herët u raportuar se edhe skuadra e Interit është futur në garë për shërbimet e tij mirëpo vetëm me një kusht, në qoftë se mbrojtësi i majtë vendos që të ulë kërkesën e tij për pagën.

Neroazzurët duken mëse të vendosur për të arritur një transferim të tillë duke marrë parasysh faktin që kanë nevojë urgjente për përforcime në mbrojtje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here