Sergej Milinkovic-Savic duket se po numëron javët e fundit të pranisë së tij tek skuadra e Lazios pasi po bëhet gati për një hap të madh në karrierën e tij.
Kjo pasi siç raportojnë mediat spanjolle, skuadra e Real Madrid ka shfaqur interesim të madh për të siguruar shërbimet e mesfushorit serb.
Vet futbollisti nuk e ka mohuar dëshirën e tij që një ditë të veshë fanelën e Los Blancos dhe mesa duket tashmë skuadra e Zidane nuk e ka ndërmend që të kursej aspak në merkato dhe transferimi i serbit pritet që të ndodhë verën e ardhshme.