Arsenal këtë verë nënshkroi kontratë dy-vjeçare me Wenger dhe sipas të gjitha gjasave ai do të largohet nga klubi vitin e ardhshëm.
Ky është edhe plani i kryesisë, e cila ka vendosur për pasuesin e francezit. Kryesia e Arsenalit ka vendosur që zëvendësuesi i Wenger të jetë ish futbollisti i Arsenalit Arteta.
Arteta është asistent i Pepe Guardiolas te Manchester City ku po kalojnë një sezonë fantastike.
Kryesia e klubit të Arsenalit besojnë se Arteta do të jetë njeriu i duhur për ta zëvendësuar Wengerin.