Mbrojtësi i Romës, Kostas Manolas ka thënë se sulmuesi Zlatan Ibrahimovic është edhe më i mirë se Messi apo Ronaldo.
Kostas Manolas ka befasuar duke thënë se kur është përballur me Paris Saint-Germain, bomberi suedez i ka sjellë më shumë probleme krahasuar me Lionel Messin.
“Me Ibrahimovic jam përballur kur ai ishte pjesë e PSG-së”, tha fillimisht ai.
“I gjatë, i shpejtë, fuqi dhe teknikë në kontrollin e topit, ishte më i fortë edhe se Messi“, përfundoi ai.