N’Golo Kante është i preferuari i trajnerit të ardhshëm tek PSG, Thomas Tuchel.
Sipas Sport Buzzer, Tuchel do ta zëvendësojë Unai Emeryn në “Parc des Princes” sezonin e ardhshëm dhe ka filluar të mendojë për merkaton ku preferenca e parë është Kante. Francezi mund t’i kushtojë PSG-së të paktën 80 milionë euro.
Francezët nuk do të jenë shumë dorëlëshuar këtë verë në merkato, pasi UEFA ua ka thënë hapur se janë nën mbikqyrje.